LAJMI I FUNDIT:

Takim i grupeve punuese për targat në Bruksel, Lajçak thotë se diskutimet sollën qartësi

Takim i grupeve punuese për targat në Bruksel, Lajçak thotë se diskutimet sollën qartësi
Foto: Arkiv

Grupet Punueseve për targat të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë janë takuar sërish në Bruksel.

Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.


Ai ka inkurajuar palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme me afrimin e afatit.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak.

Grupet punuese për targat janë ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat. Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të këtij viti./Telegrafi/