Gruevski sulmon opozitën, PSP-në dhe mediat


Në manifestimin e madh të OBRM-PDUKM-së foli kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili i ka sulmuar opozitën, PSP-në dhe mediat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, LSDM-ja është lakmitare për pushtet dhe forcë përmes një ekipi pa ide që e sheh vetëm interesin personal, duke i quajtur ''grumbull shkatërruesish dhe mashtruesish'' të cilët ''sot flasin një gjë, nesër bëjnë tjetër gjë''.
Gruevski tha se LSDM-ja nuk ofron ndonjë zgjidhje dhe se pas humbjeve dhjetëvjeçare, kjo parti nuk shkon përpara, por prapa.
Në lidhje me mediat, Gruevski e quajti mizerje kryesuese e Radio-Televizionit të Maqedonisë, Santa Argirovska, ndërkaq sipas tij, PSP-ja u formua me qëllim të mirë, por ''ata njerëz, dukshëm janë mbështetës të LSDM-së'' dhe ''instrument kryesor i Zaevit për ardhje në pushtet''.
Gruevski në fund u shpreh se partia e tij do të fitojë në zgjedhje, por i duhen 63 deputetë që ''do të thotë një porosi e fuqishme për një Maqedoni stabile dhe të sigurtë''./Telegrafi/



































