LAJMI I FUNDIT:

Gruevski shtron iftar për Ramazan

Gruevski shtron iftar për Ramazan

Nikola Gruevski, të shtunën mbrëma ka shtruar iftar për hir të Ramazanit, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarë të Qeverisë, ministra dhe funksionarë tjerë i dhe anëtarë dhe simpatizues të OBRM-PDUKM dhe të partnerëve të koalicionit, njoftojnë nga kjo parti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ne tashmë e kemi shndërrua këtë në një traditë, për të tretin vit me radhë. Cdo vit në periudhën kur është kjo festë e myslimanëve organizojmë së paku nga një iftar. Dua të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj festën dhe tu dëshiroj shumë shëndet, harmoni, qetësi shpirtërore dhe ti gëzohemi së bashku suksesit në zgjedhjet e ardhshme“, ka thënë Gruevski.


Nga kjo parti përkujtojnë se OBRM-PDUKM është e hapur për maqedonasit mysliman por edhe për bashkësitë tjera, të cilën e dëshmon fakti se në komitetin ekzekutiv të partisë përpos maqedonasve mysliman, për herë të parë është emëruar edhe anëtar nga bashkësia etnike turke, doktor Nermin Telovska./Telegrafi/