LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanë të frikësuar

Gruevski: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanë të frikësuar

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, i cili aktualisht gjendet në arrati në Hungari, përmes një postimi të gjatë në Facebook, pretendon se rasti “Feniks” që ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, po aktualizohet me qëllim të defokusimit të opinionit nga problemet në gjyqësor dhe prokurori, ku përmend rastin konkret, për involvimin e kompanisë austriake, ku ka reaguar edhe Ambasada e Austrisë në Shkup.


Sipas Gruevskit, sistemi gjyqësor është shndërruar në instrument për të defokusuar krimet e individëve të pushtetit dhe për t`i eliminuar kundërshtarët politik, që sipas tij, kanë besim te populli.

“Pas kësaj procedure qëndrojnë politikanë të frikësuar në krye me Zaevin, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh në sistemin gjyqësor, në politikë, në partinë e tij LSDM por edhe parti tjera. Politikanët e frikësuar kanë arsye të jenë të frikësuar. Kanë bërë shumë të këqija dhe ende po bëjnë të bindur se do të prosperojnë. Jo! Historia e ka treguar këtë. Janë ligje të natyrës. Duhet ta dijnë se nuk do të kenë sukses dhe se nuk duhet dikush tjetër t`i shkatërojë, për shkak se vet do të shkatërohen”, shkruan Gruevski në Facebook, duke e përfunduar statusin me një post-scriptum ku, siç njofton KlanM, përgënjeshtron informacionet se ka një marrëveshje me pushtetin për të bindur deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Lista e të dyshuarve në rastin “Feniks”, siç njofton KlanM, përbëhet nga 15 persona fizik dhe 5 juridik. Përvec Gruevskit dhe dy ish-Ministrave të VMRO-DPMNE-së, në listë janë edhe dy ish-Kryebashkiakë, ish-Kryesues të Këshillit të Komunës Qendër, pronarë dhe drejtues të firmave që ishin pjesë të tenderave dhe një shtetas italian.

Nga shtatë firmat e dyshuara, katër janë të vendit, kurse tre nga Italia. Veprat penale që janë lëndë të hetimit, sic njofton KlanM, kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe larje parash”.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori