LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Disa OJQ kanë sjellje sektariane

Gruevski: Disa OJQ kanë sjellje sektariane

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i konsideron si OJQ sektariane, disa organizata të cilat financohen kryesisht nga fondacioni SOROS dhe disa burime të huaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se këto organizata kanë njëfar vazhdimësie në veprimtarinë e tyre, pasi që janë aktive edhe në protesta, por edhe kur nuk ka protesta, përmes veprimtarive tjera, si organizim debatesh, etj.


“Trajnimet i kryejnë njerëzit më eminent të organizatave të Soros dhe prej asaj që kam dëgjuar, shpesh herë ka sjellje sekti dhe ligjërime sekti, tentime për grabitjen e të rinjve dhe perspektivave të njerëzve dhe kryerjen e indoktrinimit ndaj tyre, pastaj duke i dhënë para dhe shumë udhëtime pa pagesë, që është motivi kryesor të marrin pjesë në ato ligjërata dhe tentime për shpërlarjen e trurit. Ata që pas një kohe nuk do t`ia pranojnë lojën, që nuk do të bien pre e indoktrinimit, informohen që të mos vijnë më, që paratë të vazhdojnë t`i investojnë te të tjerët prej të cilëve do të kanë efekt”, ka theksuar Gruevski./Telegrafi/