LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Do të ishte mirë që kryeministër shqiptar në RMV të jetë një grua

Grubi: Do të ishte mirë që kryeministër shqiptar në RMV të jetë një grua

I pyetur për propozimin e OBRM-PDUKM-së ndaj LSDM-së, që të ndryshohet Ligji për Qeveri, vetëm që mos të propozohet kryeministri shqiptar nga BDI- në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, zv. kryeministri Artan Grubi tha se kjo është tragjedi dhe paralajmëron se çfarë do të ndodhë nëse OBRM-PDUKM-ja fiton zgjedhjet.

“Kjo është tragjedi, kjo është paralajmërim i gjithë asaj që vijon, nëse, kushtimisht thënë, OBRM-PDUKM do t’i fitonte zgjedhjet, dhe me të vërtet më vjen keq”, tha mes tjerash Grubi në “24TV”.


Grubi tha se marrëveshjet duhet të respektohen dhe se do të mbështeste që të hiqet e ashtuquajtura Qeveria e Përzinos, por me kusht që e njëjta të hyjë në fuqi pas këtyre zgjedhjeve që pritet të mbahen në pranverë. I pyetur për kryeministrin e parë shqiptar, Grubi tha:

“Duhet të ketë, po duhet të ketë. Këtë e kemi folur në disa raste edhe tani në ditët e fundit edhe me LSDM-në edhe me partnerët e koalicionit. Nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe shtetit, siç nuk i ndodhi kur u zgjodh kryetari i Kuvendit në dy raste”, theksoi mes tjerash Grubi.

Grubi pohoi se qëllimi është që të vërtetohet se vendi është për një shoqëri me të drejta të barabarta.

“Qëllimi është që të thyejmë tabu të paragjykimeve dhe të trajtimit të qytetarëve si të rendit të dytë në shtet dhe me udhëheqjen simbolike të Qeverisë në 100 ditët e fundit të tregojmë se jemi për shoqëri të barabartë për të gjithë dhe jo vetëm një shoqëri për të gjithë. Që të jetë një, duhet të jetë e barabartë ajo Qeveri për të gjithë, ku edhe shqiptarët, romët, turqit, vllahët dhe boshnjakët dhe serbët, bashkë me maqedonasit, do të jenë të barabartë, asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë Maqedonisë”, deklaroi Grubi.

“Në këto rrethana, nuk e shoh se do të ishte nga radhët e ministrave”, tha zv. kryeministri Artan Grubi i pyetur për kandidatin për kryeministër shqiptar.

Grubi tha se do të ishte mirë që që të ishte kryeministre, respektivisht të ishte grua, përcjell “TV21”.

“Do të ishte mirë të ishte zonjë, këtë e paralajmërova edhe në deklaratën time kur veçmë njoftova se nuk do të jem unë dhe se nuk dua të jem unë. Do të shohim. Ndoshta do të befasohet publiku për të mirë”, the Grubi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori