LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Nuk lejuam instalimin e një shumice parlamentare të varur nga Moska, dëshmuam se jemi për Evropë

Grubi: Nuk lejuam instalimin e një shumice parlamentare të varur nga Moska, dëshmuam se jemi për Evropë

Nga evenimenti Konferenca vjetore “Viti i mundësive të reja” organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se me politikat e qeverisë dëshmuan se vendi është orientuar drejt një frymë pro Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grubi theksoi se nuk lejuan instalimin e një shumicë parlamentare të varur nga Moska, por punuan drejt realizimit të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve, për një jetë sa më të mirë me siguri dhe stabilitet.


“Një vit më parë thashë se kryefjala e 100 ditëve të para të qeverisë sonë është stabiliteti. Të gjitha të tjerat i tha Kryeministri dhe nuk dua që të përsëritëm, por dua të shpreh disa pozicione politike në lidhje me aktualitetin shoqëror. U rizgjodhëm pas përpjekjes së dështuar në Parlament për të penguar fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian me motive për të zhytur vendin tonë në paparashikueshmëri.

Nuk lejuam instalimin e një shumice parlamentare të varur nga Moska që do të zgjidhte një qeveri kukull në shërbim të dikujt tjetër dhe jo të qytetarëve. Këto përpjekje nuk ndaluan. Kërcënimet e këtilla janë përditshmëri e qeverisë sonë, por kjo nuk na dekurajon.

Përkundrazi, na forcon edhe më shumë për të realizuar atë që ua premtuam qytetarëve, barazi, zhvillim, integrim, paqe, siguri dhe stabilitet”, deklaroi Grubi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori