LAJMI I FUNDIT:

Grubi: BDI-ja është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme

Grubi: BDI-ja është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi sot në Kuvend deklaroi se partia e tij i po i pret zgejdhjet dhe fitoren e ardhshme.

“Jemi të bindur në fitore absolute, posaçërisht te blloku shqiptar”, tha Grubi duke shtuar se partie e tij do të jetë faktor në formimin e Qeverisë së ardhshme dhe se ata do të jenë garanci në realizimin e programit por gjithashtu garanci edhe për tre marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Grubi potencoi se partia e tij është për zgjedhje për shkak se janë të reformuar dhe të gatshëm për ta marrë përgjegjësinë.

“Ne jemi për zgjedhje. I presim zgjedhjet, jemi të gatshëm, të reformuar dhe të përgatitur ta marrim përgjegjësinë përsëri nga qytetarë në mënyrë që t’i realizojmë pritjet e tyre”, tha Grubi.

Ai pret që kjo përbërje kuvendare të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shpreson se deputetët e Spanjës do të përfundojnë me procesin e ratifikimit më 12 shkurt.

I pyetur për deklaratën e sotme të kryeministrit Zaev për anulim të mundshëm të zgjedhjeve nëse nuk miratohen ligjet thelbësore, Grubi tha se nëse ka vullnet politik dhe dialog mes partive politike nuk do të ishte pengesë dhe gjithë ligjet do të mund të miratoheshin.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse kryeministri Zaev kërkon nga ato si partner koalicioni anulim të zgjedhjeve, Grubi tha se kjo është pyetje hipotetike. Ai përsëriti se janë të bindur në fitore edhe nëse mbahen nesër apo më 12 prill ose më vonë, BDI, siç tha Grubi, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori