LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Ahmeti është vlerë kombëtare, jo kryetar partie

Grubi: Ahmeti është vlerë kombëtare, jo kryetar partie

Deputeti i BDI-së dhe shefi i kabinetit të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi në emisionin Click Plus në temën ”Shqiptarët dhe perëndimi” duke ju drejtuar përfaqësuesit të Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi i tha se Ahmeti është vlerë kombëtare dhe e jo kryetar partie, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ali Ahmeti është vlerë kombëtare e jo kryetar partie. Ahmeti duke qenë njeri i luftës dhe i paqes është lideri më i votuar i shqiptarëve në Maqedoni.” tha Grubi mes tjerash duke diskutuar për aktualitetet politike në Maqedoni.


Mes tjerash, përfaqësuesit e partive politike dhe analistët kanë diskutuar për Qeverinë e re të Maqedonisë dhe për Deklaratën e përbashkët e partive shqiptare. /Telegrafi/