LAJMI I FUNDIT:

Gruas në Michigan i vjen tek dera një mysafir i paftuar

Gruas në Michigan i vjen tek dera një mysafir i paftuar

Një grua nga Michigan u përball me një situatë të pazakontë kur shikoi jashtë ndërtesës së saj të banesës dhe vuri re një mysafir të paftuar – një krokodil.

Departamenti i Policisë Romulus tha në një postim në Facebook se gruaja e tronditur thirri policinë për të raportuar se një krokodil endej jashtë ndërtesës së saj, transmeton Telegrafi.


Oficerët më pas kapën krokodilin nga kompleksi i apartamenteve në anën veriore të Romulus.

Ata thanë se krokodili do të zhvendosej në një shtëpi të re. /Telegrafi/