LAJMI I FUNDIT:

Gruaja xheloze braziliane vret një grua tjetër më të re, që ishte ulur pranë burrit të saj në një lokal – kamerat kapin pamjet

Gruaja xheloze braziliane vret një grua tjetër më të re, që ishte ulur pranë burrit të saj në një lokal – kamerat kapin pamjet

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua xheloze braziliane hyn në një lokal dhe qëllon për vdekje një grua më të re që ishte ulur pranë burrit të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet video tregojnë Dayane Rafaella de Silva Rodrigues, 31 vjeçe, duke u futur të enjten në ndërtesën në Tiangua, Brazil.


Siç thuhet më tej, Rodrigues vazhdoi të shtinte në tryezë ku burri i saj dhe pesë miq ishin ulur – përfshirë 26-vjeçaren Djaiane Batista Barro.

Mediat raportojnë se ishte një plumb ai që goditi Djaiane në kokë, duke e vrarë atë menjëherë.

Rodrigues kishte mbërritur në pjesën e pasme të një motoçiklete me një person tjetër dhe u pa duke ecur në lokal duke mbajtur një çantë.

Të shtënat goditën gjithashtu një 24-vjeçar, i cili u dërgua në spital ku po shërohet nga një plagë në krah pasi iu nënshtrua një operacioni.

Pas të shtënave, pamjet e sigurisë tregojnë gjithashtu një burrë që lufton me Rodrigues jashtë ndërtesës, duke u përpjekur të heqë armën nga dora e saj.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me armën, por Rodrigues është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes me çantën e saj.

Rodrigues u arrestua nga policia pak më vonë dhe zyrtarët thanë se e dyshuara kreu vrasjen sepse ajo ishte ‘e zemëruar’ me burrin e saj. /Telegrafi/