LAJMI I FUNDIT:

Gruaja vendosi kamerë të fshehtë për të zbuluar se si burri i saj hidhte “helm” në kafenë e saj

Gruaja vendosi kamerë të fshehtë për të zbuluar se si burri i saj hidhte “helm” në kafenë e saj

Një burrë është dënuar me burg për vetëm dy muaj, pasi kishte hedhur “helm” në pijen e gruas së tij sa herë që i përgatiste asaj një të tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte qenë vetë Therese Kozlowski ajo që kishte ngritur dyshimin sepse sëmurej sa herë që burri i saj Brian bënte kafe për të.


Kështu, ajo vendosi kamera në shtëpinë e tyre në Macomb Township, Michigan dhe e pa se ai po i hidhte atë që doli të ishte antihistamine në pije.

Një gjë e tillë thuhet se kishte ndodhur që nga viti 2018 ndërsa ata prisnin që të ndodhte divorci.

Therese ka rrëfyer se sa herë pinte kafenë e përgatitur nga burri i saj, ajo ndjehej e lodhur, e sëmurë dhe nuk kishte pamje të qartë dhe beson se burri i saj po përpiqej ta vriste.

Ajo tha se në një rast pothuajse e zuri gjumi në timonin e makinës së saj.

Duke folur për momentin kur pa burrin e saj duke “helmuar” kafenë e saj, Therese tha: “Ndjeva një ftohtësi të tmerrshme në trup, sikur të isha sulmuar nga një grabitqar i rrezikshëm, por në këtë makth, grabitqari ishte Brian”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori