Nga: Bajram Mjeku
Asnjë komb, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, nuk e respekton gjininë femërore siç e respektojnë shqiptarët. Ka ndodhur moti, edhe atëherë kur shqiptarët si komb nuk jetonin në një shtet të pavarur dhe nuk ishin nën mbrojtje të kushtetutës që buronte nga populli, e cila shtetasve të saj ua garanton të drejtat dhe liritë themelore.
Sa ishte e mbrojtur gruaja shqiptare, të drejtat, nderi dhe privilegji i saj në botën shqiptare, e dëshmon më së miri Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kod zakonor sa i ashpër në përmbajtje, po aq rrëzëllues në formë, në kapitujt e të cilit e drejta dhe liria e gruas shqiptare zë vend të rëndësishëm dhe shumë shtete evropiane, të cilët janë konsoliduar shekuj më parë me kushtetutë e ligje, mund të shohin me habi në Kodin zakonor shqiptar, se si shqiptarët i trajtojnë të drejtat dhe liritë e gruas me respekt e dinjitet të pafund.
Shembull për këtë e mora Tringë Smajlin, njërën ndër gratë më të shquara shqiptare, e cila nuk u lind as në shekullin e kaluar, por në vitin 1880, më saktë 142 vjet më parë. Kjo grua e lindur në Hot të Plavës, as mori leje nga burrat shqiptarë për të luftuar për vendin e saj, as u pengua nga ata, derisa tërë jetën e saj e shkoi duke luftuar si guerile kundër Perandorisë Osmane. Përpjekjet e saj për shqiptarët dhe Shqipërinë nuk përfunduan derisa ndërroi jetë në vitin 1917, pasi Konferenca e Londrës, vendlindjen e saj e la nën Mbretërinë e Malit të Zi.
Kosova, shteti më i ri në botë, është modeli më i mirë se deri në ç’përmasa e respekton gruan shqiptare. Pa i mbushur një dekadë e gjysmë të pavarësisë së saj, ka zgjedhur dy presidente gra, derisa Hungaria, një shtet i konsoliduar qindra vjet më parë dhe e cila qysh në vitin 1867, ishte pjesë e Perandorisë së dyfishtë Austro-Hngareze, për herë të parë në historinë e bujshme të saj, zgjodhi këto ditë gruan e parë presidente dhe ajo është, Katalin Novák.
Megjithatë, në shtetin më të ri në Evropë, jo gjithçka shkon vaj dhe jo rrallë lexojmë dhe jemi dëshmitarë të dhunës në familje dhe në shënjestër është kryesisht gruaja shqiptare. Gratë shqiptare nuk mjafton vetëm të ngrejnë zërin e tyre sa për kortuazi, por edhe të veprojnë. Nuk mjafton vetëm të kërkojnë kuotë për pjesëmarrje në institucionet e vendit sa për të plotësuar gjininë e tyre në numër, por duhet të dëshmojnë se meritojnë pozitën dhe vendimmarrjen, jo vetëm pse janë gra, por pse janë dalzotëse të institucioneve që i drejtojnë. Gruaja shqiptare nuk ka nevojë për lajka e mëshirë, por për vendimmarrje dhe dinjitet. Ende besoj se ato kanë hapësirë të mjaftueshme për ndërmarrje të mëdha dhe ende besoj se ato mund ta bëjnë më të mirën për vendin e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
INTIME
Mbijetesa e poezisë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Historia e shqiptarëve në Bukuresht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre