Gruaja nuk preku asgjë në shtëpi gjatë tri ditëve, pasoi kaosi

Pasi i shoqi e kritikoi atë që nuk bënte asgjë, Lindsay Donnelly vendosi të ndalojë së bëri punët e shtëpisë përgjithmonë.
Për tri ditë ajo nuk i hoqi mënjanë lodrat e fëmijëve, nuk i hoqi rrobat e pista nga dyshemeja, nuk lau enët apo hekurin.
Në vend të kësaj, ajo shkoi në një pushim të shkurtër me miqtë e saj.
Ashtu siç pritej, mjaftuan dy ditë që në shtëpinë e kësaj familje të lindte kaos. Lindsay publikoi një video në TikTok që tregon se si dukej shtëpia pas vetëm 48 orësh.
Burri i saj e kuptoi se kishte gabuar dhe i kërkoi falje, dhe video hakmarrje në TikTok ka mbledhur 13.5 milionë shikime. /Telegrafi/
@lindsaydonnelly2 Replying to @kris he agreed that was a real 💩 thing to say
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































