LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në SHBA është e bindur se kapi UFO në kamerë, por të tjerët mendojnë se është një qese plastike

Gruaja në SHBA është e bindur se kapi UFO në kamerë, por të tjerët mendojnë se është një qese plastike

Ka pasur përralla të panumërta për UFO-të që fluturojnë nëpër qiell, dhe derisa shumë prej këtyre shpjegohen, disa njerëz mbeten të bindur se ka jetë në planete tjera – dhe se alienët po përpiqen të na vizitojnë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është ajo që beson Shaneika Joyner dhe vajza e saj gjashtëvjeçare, India, pasi ato panë një objekt të çuditshëm në qiell, derisa prisnin në semaforë në Karolinën e Jugut në SHBA.


Shaneika filmoi pamjen më 1 korrik, dhe videoja tregon një objekt të errët që fluturon në qiell, përpara se të duket që përdridhej derisa ishte në ajër, dhe u zhduk pas pemëve disa sekonda më vonë.

“A ka diçka atje? A është një anije?”, tha vajza e saj në video.

Gruaja, 41-vjeçare më vonë shpjegoi se mbeti “me frikë” nga objekti, dhe mohoi mundësinë se ajo që pa të ishte thjesht një qese plastike që u kap nga era.

“Nuk kisha absolutisht ide se çfarë ishte. India pyeti nëse ishte një anije kur ajo e pa atë për herë të parë duke fluturuar”, tha ajo.

“Po shkonte shpejt, por u ngadalësua mjaftueshëm që unë ta regjistroja”, u shpreh Joyner.

“Në fillim mendova që mund të kishte qenë një qese plastike, por më pas thashë që ajo është shumë shpejt dhe shumë lartë”, deklaroi ajo.

“Disa njerëz kanë thënë se është një tullumbace ose një qese plehrash. Sidoqoftë, disa u shprehën se besojnë se ishte një anije e ‘mveshur’”, potencoi mes tjerash 41-vjeçarja.

Derisa gruaja ndau videon në internet, disa persona shprehën mendimin e tyre për sa i përket pamjeve.

“Ajo është një qese plastike”, ka komentuar një person. /Telegrafi/