Gruaja me kancer lëkure, publikon foto për të treguar rrezikun nga solariumi (Foto)

“E kisha solariumin tim personal në shtëpi, gjë të cilën e kanë bërë edhe shumë shokë të mi”, ka thënë Willoughby. "As që më ka shkuar në mendje për kancer të lëkurës”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.
Por, pasi njëri nga shokët e klasës në shkollën për infermieri ishte diagnostikuar me melanoma, Willoughby e kishte bërë një termin tek mjeku dermatolog, në moshën 21 vjeçare. Dhe për fat të keq, edhe ajo kishte kancer të lëkurës.
Tani 27, ajo thotë se shkon te dermatologu çdo 6 deri në 12 muaj dhe zakonisht, në çdo kontroll tek mjeku ka larguar nga një pjesë të kancerit nga lëkura e saj.
Ajo është bërë gjithashtu një “rrëfim paralajmërues” për rreziqet e solariumit, në sajë të një selfie të postuar muajin e kaluar në Facebook.
Imazhi i frikshëm, i bërë pas trajtimeve të kancerit të saj, tregon fytyrën e saj të mbuluar me zgjebe të përgjakshme. Fotografitë në fjalë janë shpërndarë me mijëra herë.
"Në qoftë se dikush ka nevojë për një motivim të vogël që të mos shtrihet në solarium, tani e keni! Kjo është forma se si trajtohet kanceri i lëkurës", ka shkruar ajo në një postim ku ka vendosur edhe fotografi. “Ju keni vetëm një lëkurë dhe duhet të kujdeseni për atë”.
Sipas medieve të huaja, transmeton Telegrafi, një në pesë amerikanë kanë të “zhvilluar” kancerin e lëkurës në jetën e tyre, sipas të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Po sipas kësaj akademie, ekspozimi ndaj “shtretërve për rrezitje” rrit rrezikun e melanomas, formë vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, duke raportuar se më shumë se 419.000 raste të kancerit të lëkurës në SHBA çdo vit janë të lidhura me “rrezitje shtëpie”. /Telegrafi/


























































