LAJMI I FUNDIT:

Gruaja kapet duke u ngjitur mbi murin e shtëpisë në Angli, për të sulmuar ish-in me të dashurën e tij të re në shtrat

Gruaja kapet duke u ngjitur mbi murin e shtëpisë në Angli, për të sulmuar ish-in me të dashurën e tij të re në shtrat

Ish-burri i një terapiste bukurie ka përshkruar se si ajo e rrahu atë dhe partneren e tij të re pasi i befasoi ata, derisa ishin së bashku në shtrat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Nicole Clarke u ngjit mbi murin e shtëpisë që ajo dikur ndau me Simon Deaton në Derbyshire, duke vrapuar nëpër barin e mbuluar me borë – në rrugë për të sulmuar çiftin e ri.


Simon, 44 vjeç, një biznesmen i suksesshëm, tha se Nicole, 41 vjeçe, të cilin ai e takoi në një faqe interneti për takime më 2014, u paraqit si gruaja perfekte në fillim, duke “larë” prindërit e tij me dhurata dhe duke i respektuar miqtë e tij.

Por kur ata u martuan pas dy vitesh lidhje, ajo filloi të pinte shumë.

“Nicole ishte shumë e bukur dhe ajo ishte bujare”, kujton ai. “Unë jam shumë i afërt me familjen time, dhe ajo u miqësua me ta. Ajo dhe nëna ime dolën për të bërë pazar së bashku dhe ajo shpesh do të sillte shtëpi për mua dhurata”.

“Ajo madje pagoi që unë të shkoja në Grand Prix në Abu Dhabi. Për Krishtlindje atë vit, ajo më bleu një orë prej 5,000 funtesh”.

Por “ajo filloi të pinte shumë dhe të më akuzonte se isha i pabesë. Ajo pretendoi se unë isha duke fjetur me mikeshat e saj, gjë që ishte plotësisht e pavërtetë. Kur ishte e dehur, ajo ishte shumë agresive. Ajo do të më godiste dhe do të më grushtonte. U përpoqa të mbrohesha, por nuk e godita”.

“Isha nën shumë stres dhe ndjeva turp për mënyrën se si ajo po më trajtonte mua. Por prioritet ishin vajzat tona dhe doja ta mbaja familjen së bashku. Por unë fillova të kisha frikë nga pirja që ajo bënte – çdo dy ose tre javë, ajo thjesht do të shndërrohej në një përbindësh”.

Në shkurt të vitit 2018, pas një debati, ajo e sulmoi përsëri. Por kur erdhi policia, ishte ai që u arrestua.

Simon tha: “Nicole u tha atyre që unë e kisha sulmuar atë, edhe pse ajo nuk kishte lëndime. Por unë isha shumë më i madh dhe më i fortë, dhe ata thjesht i besuan asaj”.

Simon u arrestua por çështja u pushua më vonë.

“Ndikimi i arrestimit ishte masiv për mua. Më dukej jashtëzakonisht traumatike. Kam humbur në peshë dhe isha shumë i shqetësuar”, kujton ai.

Sidoqoftë, Simon u kthye te Nicole, duke besuar në premtimet e saj për të ndryshuar, por dhuna vazhdoi.

Ai tha: “Ndjeva se duhej t’i jepja asaj një shans të fundit. Por në fakt marrëdhënia jonë vetëm u përkeqësua; sa herë që diskutonim, ajo kërcënonte të thërriste policinë, duke e ditur se mund të më arrestonte”.

Në tetor të vitit 2019, Simon bëri kërkesë për divorc pas një grindje të dhunshme të cilën ai e filmoi, por nuk e raportoi në polici.

Në tetor të vitit 2020, ai takoi një partnere të re.

Dhe ishte dhjetori i vitit 2020, në një natë me borë, kur Simon dhe e dashura e tij e re ishin në shtëpi në shtrat.

“Kam marrë një paralajmërim në telefonin tim se ishte dikush jashtë dhe e dija që ishte Nicole”, tha ai. “I ndjeva këpucët me takë të lartë jashtë dhe kuptova se ajo ishte ngjitur në murin e jashtëm të shtëpisë”.

“Ajo hyri brenda dhe u hodh drejt meje dhe më goditi në kokë. Veshi më zhurmonte. Ajo vrapoi lart dhe filloi të godiste të dashurën time të re, duke e kapur për flokë”. /Telegrafi/