LAJMI I FUNDIT:

Gruaja filmohet ‘duke bërë makijazh dhe përdorur celularin’ – derisa voziste me shpejtësi veturën e saj prej 100 mijë dollarëve në autostradë

Gruaja filmohet ‘duke bërë makijazh dhe përdorur celularin’ – derisa voziste me shpejtësi veturën e saj prej 100 mijë dollarëve në autostradë

Ky është momenti tronditës kur një grua është filmuar duke aplikuar makijazh ndërsa drejtonte një veturë Tesla në vlerë prej 100 mijë dollarë, përgjatë një autostrade në Britani të Madhe.

Ka qenë një person në një makinë pranë ai që ka kapur pamjet të cilat tregojnë gruan duke vozitur, derisa i kishte duart e larguara nga timoni, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet tutje, vetura e saj Tesla disponon një mënyrë autopilot e cila përdorë një numër kamerash dhe sensorësh që “kontrollojnë” trafikun.

Sistemi është i aftë të drejtojë makinën dhe të rregullojë shpejtësinë për të përballuar kushtet e trafikut, por sipas rregulloreve në Mbretërinë e Bashkuar, shoferi nuk mund t’i heqë të dy duart nga timoni, ose të përdorë një telefon celular.

Personi që ka treguar pamje, që thuhet se është një 46-vjeçar, i cili dëshiron të mbetet anonim i tha MailOnline: “Pashë një zonjë që aplikonte makijazh ndërsa ishte në korsinë e shpejtë. Ajo po drejtonte një Tesla, kështu që duke përdorur funksionin Autopilot, nuk kishte duart në timon”.

“Ajo gjithashtu ishte duke përdorur telefonin e saj celular”. /Telegrafi/