LAJMI I FUNDIT:

Gruaja më e pasur në botë humbi shtatë miliardë dollarë për një ditë

Gruaja më e pasur në botë humbi shtatë miliardë dollarë për një ditë

Pasuria neto e gruas më të pasur në botë, Françoise Bettencourt Meyers, ra të premten pasi aksionet e kompanisë së kozmetikës L’Oreal – e cila është rreth një e treta në pronësi të miliarderes dhe familjes së saj – shënuan ditën e tyre më të keqe që nga Recesioni i Madh.

Pasuria e Bettencourt Meyers dhe familjes së saj ra me 6.9 miliardë dollarë në 91.7 miliardë dollarë të premten, sipas listës së Forbes e cila gjurmon pasurinë e miliarderëve në kohë reale, transmeton Telegrafi.

Bettencourt Meyers, që pasurinë e gëzon nga aksionet e saj në gjigantin e kozmetikës, mbetet personi i 15-të më i pasur në planet dhe gruaja më e pasur deri tani.


Ajo është 26 miliardë dollarë më e pasur se trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, njëherësh gruaja e dytë më e pasur në botë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori