LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Furyt kishte pasur abort vetëm disa orë para duelit të tij rikthyes dhe ia kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të meçit

Gruaja e Furyt kishte pasur abort vetëm disa orë para duelit të tij rikthyes dhe ia kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të meçit
Paris Fury (Foto: Instagram/ParisFury1)

Gruaja e Tyson Furyt, Paris Fury, ka rrëfyer se kishte abortuar vetëm disa orë para meçit rikthyes të burrit të saj, porse e kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të duelit.

Ish-kampioni i botës kishte munguar 32 muaj dhe po e zhvillonte përballjen e tij rikthyese në muajin qershor ndaj boksierit shqiptar, Sefer Seferi.

https://www.instagram.com/p/BrFusLiAxBr/


Pikërisht në atë periudhë, gruaja e tij e kishte humbur fëmijën, mirëpo vendosi të mos i tregonte, sepse kishte frikë se lajmi i hidhur do ta shpërqendronte.

Në një intervistë për Sunday Mirror, 28-vjeçarja ka treguar se ishte tetë javë shtatzënë, ndërsa në ditën e meçit e kishte kuptuar se ka pasur abort spontan.

Lajmet për Tyson Furyn
Lexo po ashtu Lajmet për Tyson Furyn

“Nuk ia përmenda Tysonit para se të hynte në ring. Ndërsa menjëherë pas meçit ia thashë dhe të nesërmen shkuam në spital dhe kjo gjë u konfirmua”.

https://www.instagram.com/p/Bm74l3NFegc/

“Pesë javë më pas mbeta sërish shtatzënë dhe tash foshnja jonë e re, një djalë, do të lindë në mars. Ishim akoma me zemër të thyer për humbjen tonë, por njëkohësisht edhe të lumtur (për fëmijën tjetër)”, ka rrëfyer Paris.

Në vitin 2014, gruaja e boksierit ka pasur një tjetër abort, pikërisht në kohën kur xhaxhai tjetër i Furyt, Hughie, po vdiste në të njëjtin spital.

Paris është takuar me Furyn kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, ndërsa në një rrëfim të mëparshëm ka treguar se kishin pritur deri në martesë për marrëdhënien e parë intime. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bm74D6-l6K2/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori