LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc, kërkon të shkojë në Britani të Madhe?

Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc, kërkon të shkojë në Britani të Madhe?

Gruaja britanike e presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, Asma al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc pasi shprehu pakënaqësinë me jetën e saj në Moskë.

Kështu së paku raportojnë media të huaja, sipas të cilave, ajo kërkon të transferohet në Londër.

Siç theksohet më tej, Asma aplikoi në gjykatën ruse dhe kërkoi leje speciale për t’u larguar nga Moska.


Aplikimi i saj thuhet se aktualisht po vlerësohet nga autoritetet ruse.

Asma është një shtetase e dyfishtë britaniko-siriane e cila ka lindur dhe është rritur në Londër nga prindër sirianë, raportoi BBC.

Asma u transferua në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Assadin në të njëjtin vit në moshën 25-vjeçare.

Edhe pse kërkesa e tij për azil u pranua, Bashar al-Assad thuhet se është ende subjekt i kufizimeve të rënda.

Ai nuk lejohet të largohet nga Moska ose të përfshihet në ndonjë aktivitet politik.

Siç theksohet më tej, autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet dhe paratë e tij.

Vëllait të Bashar al-Assad, Maher al-Assad, nuk i është dhënë azil në Rusi dhe kërkesa e tij është ende në shqyrtim, sipas raporteve saudite dhe turke.

Assad, përkatësisht pushteti i tij u rrëzua në fillim të dhjetorit gjatë një ofensive nga forcat rebele të udhëhequra nga Hay’at Tahrir al-Sham (HTS).

Edhe pse HTS është një organizatë terroriste e regjistruar nga Shtetet e Bashkuara, SHBA ka vendosur të heqë shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për kokën e udhëheqësit të HTS, Abu Mohammad al-Julani.

Regjimi Baath ishte në pushtet për 61 vjet përpara se Assad të rrëzohej këtë muaj.

Ndërkohë Kremlini ka hedhur poshtë raportimet e tilla.

I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte “mbyllur” në Moskë dhe se “asetet pronësore” të tij ishin ngrirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Amerika
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori