LAJMI I FUNDIT:

Gropat e rrugëve që nuk po i rregullon komuna, banorët i mbushën me drithëra dhe qumësht (Video)

Gropat e rrugëve që nuk po i rregullon komuna, banorët i mbushën me drithëra dhe qumësht (Video)

Të lodhur me gropat e shumta në rrugët e Kilmarnack të Skocisë, disa banorë janë veshur si punonjës, për të zbrazur drithëra dhe qumësht, kinse për t’i rregulluar.

Në këtë formë, ata protestuan për mungesën e cilësisë së asfaltit, punimin e dobët dhe mos ndarjen e buxhetit për riparimin e tyre, transmeton Telegrafi.


Videoja është bërë shumë shpejtë virale, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale, e shpërndanë në shenjë proteste.

“Gropat po mbushen me material që ka përbërje të dobët, që nuk është më i fortë se drithërat”, ka qenë një prej komenteve, nga banorët e mllefosur. /Telegrafi/