LAJMI I FUNDIT:

Grkovska – Orlando: Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë mbështetje Maqedonisë së Veriut për hetime financiare dhe problemin e pastrimit të parave

Grkovska – Orlando: Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë mbështetje Maqedonisë së Veriut për hetime financiare dhe problemin e pastrimit të parave

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, gjatë vizitës së saj të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Jason Orlando, drejtor i Zyrës për Asistencë Teknike në Ministrinë e Financave të Shteteve të Bashkuara.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin reciprok tashmë të filluar e të iniciuar nga zv. kryeministrja Grkovska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, me qëllim të mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht në trajtimin e problemeve si pastrimi i parave, hetimet financiare, si dhe miratimin e ligjeve për pastrimin e parave.


Të gjitha këto çështje mbulohen në rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin për progresin e vendit tonë në vitin 2022.

Grkovska theksoi se, për fat të keq, Maqedonia e Veriut nuk është imune ndaj fenomenit të pastrimit të parave dhe përballet me një sfidë të madhe në luftën kundër krimit ekonomik.

Ajo theksoi se përgatitja e zgjidhjes ligjore për origjinën e pasurisë ka rëndësi të madhe për identifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, prejardhja e së cilës nuk mund të përcaktohet dhe kjo do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Orlando iu referua gjithçkaje që është konfirmuar deri më tani në drejtim të bashkëpunimit të përbashkët bazuar në letrën zyrtare të marrë në qershor të vitit të kaluar të nënshkruar nga zëvendëskryeministrja Grkovska dhe ministri Besimi.

Ai njoftoi se janë duke u përgatitur gjithsej katër aktivitete për ngritjen e kapaciteteve në përputhje me nevojat e shprehura dhe përshëndeti faktin që këto projekte marrin mbështetje nga Kabineti përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, gjë që konfirmon edhe një herë vendosmërinë e fortë të Maqedonisë së Veriut në arritjen e qëllimeve të përcaktuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori