LAJMI I FUNDIT:

Gripi stinor në Maqedoninë e Veriut, vaksinim rekord të qytetarëve

Gripi stinor në Maqedoninë e Veriut, vaksinim rekord të qytetarëve

Vaksinimi kundër gripit sivjet shënoi rekord në vend. Mbi 57 mijë qytetarë deri më tani janë imunizuar me vaksinën katër-valente për tu mbrojtur nga viroza stinore. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se përmes platformës Termini Im, në këtë numër përfshihen kategoritë e qytetarëve me të rrezikuar, të cilët kanë përparësi pa pagesë të vaksinohen. Në këtë grup bëjnë pjesë të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç si dhe personeli mjekësor. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik thotë se frika nga kovidi bëri që të shtojë interesimin për vaksinim kundër gripit, kurse vaksinat anti kovid rrallë kush që po i merr.

“Trendi i rritjes është kryesisht nga vetëdijesimi i njerëzve nga pandemia e kovidit, njerëzit kanë kaluar sëmundjen me simptome të rënda, një pjesë e madhe nuk kanë arritur ti rezistojnë gjendjes klinike, kështu që në nivel vendi kemi 9 mijë raste të vdekjes si pasojë e kovidit deri tani. Kryesisht mbi moshën 65 vjet që janë të prekur me sëmundje kornoike”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.


Përderisa qytetarët tanë sivjet arritën nivelin më të lartë të vaksinimit kundër gripit, nga ana tjetër vaksina më pak e preferuar mbetet ajo anti-kovid. Nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë për numër shumë të ulët të interesimit për vaksinim, sa që pikat e vaksinimit prej kohësh po funksionojnë vetëm me një turn. Shifrat flasin se më së paku merret doza e parë, kurse booster dozat i marrin të njëjtit.

“Gjithsej janë të vaksinuar 1,904,506 qytetarë, prej tyre si komplet të imunizuar me dy doza llogaritet të jenë 869,763 shtetas, prej tyre 8535 me dozë të katër. Imuniteti kolektiv është arritur, por virusi Korona akoma është prezent dhe rekomandohet ripërtëritja e imunitetit përmes vaksinimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsesi, paralajmërimet e OBSH-së që vaksina kundër kovidit të unifikohet me vaksinën kundër gripit për tu dhënë çdo sezon të virozëve as sivjet nuk u realizua, andaj qytetarët janë të lirë të vetëvendosin. Vitin e kaluar u dhanë 40 mijë vaksina kundër gripit të mbuluara nga Fondi Shëndetësor. Kurse 11 mijë vaksina komerciale, vjet nuk u shpenzuan të gjitha. Disa prej tyre u hodhën në kosh të plehrave, nga që duhej të paguheshin nga vetë qytetarët, por interesimi ishte shumë i ulët. Prandaj, sivjet janë porositur rreth 5 mijë vaksina komerciale, të cilat qytetarët mund ti marrin me pagesë prej 800 denarëve./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori