LAJMI I FUNDIT:

Gripi i shpendëve konfirmohet në Durrës, Dibër dhe Korçë, raportohen mbi 358 mijë pula të ngordhura

Gripi i shpendëve konfirmohet në Durrës, Dibër dhe Korçë, raportohen mbi 358 mijë pula të ngordhura

Ministria e Bujqësisë njoftoi sot se deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë.

Sipas zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeci, sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Evropën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj.


Gjeci tha se vatrat e gripit të shpendëve në vendin tonë janë fshati Rrashbull në Durrës, në Dibër dhe në Prespën e Vogël në Korçë, ku gjatë ditëve të kaluara janë konstatuar pelikanë të ngordhur.

Zëvendësministrja tha edhe se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i kalimit të sëmundjes te njerëzit përmes konsumimit të nënprodukteve të shpendëve, si vezët apo mishi i pulave.

“Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren. Aktualisht zonat në karantinë janë: Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçë në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358,520 shpendë kanë ngordhur, nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Gjeci në një komunikim me gazetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori