LAJMI I FUNDIT:

Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet

Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet

Në pranverën e vitit 2009, shkencëtarët kishin gjetur një virus gripi të njohur si H1N1. Ky virus është faktikisht kombinim i viruseve nga derrat, zogjtë dhe njerëzit.

Gjatë sezonit të gripit 2009-10, H1N1 kishte shkaktuar infeksion respirator te njerëzit dhe kishte filluar të njihej si gripi i derrave. Për shkak se shumë njerëz anë e mbanë botës ishin sëmurë atë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kishte deklaruar gripin e shkaktuar nga H1N1 si pandemi globale, transmeton Telegrafi.


Në gusht të vitit 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte deklaruar se pandemia ka përfunduar. Qysh prej asaj kohe, shkencëtarët e kanë ndryshuar mënyrën se si i emërojnë viruset. Virusi H1N1 tani njihet si H1N1v. Shkronja ‘V’ në fund qëndron për variant dhe nënkupton se virusi normalisht qarkullon te kafshët, por se është gjetur edhe te njerëzit.

Qysh prej vitit 2011, një lloj tjetër i virusit, H3N2v, ka qenë duke qarkulluar te njerëzit dhe që gjithashtu e shkakton gripin. Që të dy këto viruse janë të përfshira në vaksinën kundër gripit për vitin 2018-19.

Simptomat e gripit të derrave:

Shenjat dhe simptomat e gripit të derrave janë të ngjashme me ato të infeksioneve që shkaktohen nga gripa tjerë, dhe përfshijnë:

– Ethe (por jo gjithmonë)
– Të dridhura
– Fyt të tharë
– Ju shkojnë hundët
– Sy të përlotur
– Dhimbje trupore
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Diarre
– Marramendje dhe vjellje

Simptomat e gripit zakonisht zhvillohet një deri në tri ditë pasi t’i jeni ekspozuar virusit.

Shkaktarët

Viruset e tilla i infektojnë qelizat të cilat i lidhin hundën, fytin dhe mushkëritë. Virusi futet në trup kur thithni pikëza të kontaminuara ose e transferoni virusin nga një sipërfaqe e kontaminuar në sy, hundë apo gojë.

Ju nuk mund ta merrni gripin e derrave duke ngrënë mish derri.

Faktorët e rrezikut

Nëse keni jetuar ose udhëtuar në një zonë ku shumë njerëz janë të prekur nga virusi i derrave, atëherë ju mund t’i jeni ekspozuar virusit.

Fermerët e derrave dhe veterinarët janë më të rrezikuarit nga ky grip sepse punojnë me derra dhe janë afër tyre.

Komplikimet

Komplikimet e viruseve të tilla përfshijnë:

– Keqësim të sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës apo astma
– Pneumoni
– Shenja dhe simptoma neurologjike
– Dështim të sistemit respirator

Parandalimi

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve rekomandon vaksinim vjetor kundër gripit për çdo person mbi moshën 6 muajsh. Vaksinat e gripit për vitin 2018-19 i mbrojnë njerëzit nga viruset që e shkaktojnë gripin e derravedhe nga dy viruse tjera që priten të jenë më të zakonshmet gjatë sezonit të gripit.

Vaksina është në dispozicion si injeksion apo si sprej për hundë. Spreji për hundë është aprovuar për përdorim te personat e shëndetshëm të moshës 2 deri 49 vjet. Ky sprej nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, fëmijët me astma apo te njerëzit që kanë probleme me sistem të imunitetit.

Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Lexo po ashtu Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?

Këto masa ju ndihmojnë ta parandaloni gripin apo ta kufizoni shpërndarjen e tij:

1: Qëndroni në shtëpi nëse sëmureni. Nëse e keni gripin, ju mund t’ua transferoni tjerëve. Qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë pasi të jeni shëruar nga gripi.

2: Pastroni duart mirë dhe shpesh. Përdorni sapun dhe ujë.

3: Mbani kollin dhe teshtimat. Mbulojeni gojën dhe hundën kur teshtini apo kolliteni. Vini edhe maskë të fytyrës.

4: Shmangni kontaktin. Qëndroni sa më larg turmave të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori