Grimeri i motrave Kardashian mahnitet nga byreku tradicional shqiptar që i ka gatuar Albërie Hadërgjonaj

Ariel Tejada, grimeri i famshëm i yjeve botërore si Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe të tjera anëtare të klanit Kardashian-Jenner, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një moment të veçantë.
Në një video të publikuar në profilin e tij, Tejada shfaqet duke shijuar një byrek tradicional shqiptar, të përgatitur nga këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj.
Bëhet fjalë për një byrek me mish dhe spinaq, që sipas reagimit të Tejadës ishte shumë i shijshëm.

“Më lejoni të iu tregoj byrekun më të mirë shqiptar”, ka shkruar ai sipër videos.

Pamjet u bënë virale brenda pak orësh, duke marrë mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente nga ndjekës shqiptarë.

Ky moment i thjeshtë por i ngrohtë ka shërbyer si një dritare për promovimin e traditës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke treguar edhe njëherë se kuzhina jonë ka potencial të madh për t’u vlerësuar globalisht – sidomos kur përgatitet me dashuri dhe shpërndahet përmes emrave me ndikim.
Ariel duhet theksuar se ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e Albëries, Anxhelinën, ku edhe jetojnë prej shumë vitesh në Amerikë. /Telegrafi/
@ariel I could eat this as my last meal! Albanian really know what they are doing!!! 🤤🤤

























































