LAJMI I FUNDIT:

Griezmann: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më, ose vetëm çdo 40 vjet

Griezmann: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më, ose vetëm çdo 40 vjet
Messi dhe Griezmann (Foto: Getty/Goal)

Antoine Griezmann e ka përshkruar shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, si një lojtar të një cilësie që mund të mos e shohim më kurrë.

Sulmuesi francez u lidh me Messin dhe Barçën para fillimit të sezonit pasi klubi katalunas aktivizoi klauzolën e tij të lëshimit prej 120 milionë eurosh gjatë afatit kalimtar të verës.

Kishte sugjerime që Messi dhe Griezmann nuk po arrijnë dot të ambientohen me njëri-tjetrin dhe raportet mes tyre nuk janë të mira.


The Guardian ka shpallur listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2019 - Messi i pari, shumë befasi në renditje
Lexo po ashtu The Guardian ka shpallur listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2019 - Messi i pari, shumë befasi në renditje

Por, kur u pyet për përshtypjet e tij ndaj Messit që nga transferimi në Camp Nou, Griezmann zbuloi admirimin dhe frikën e tij për shokun e tij të skuadrës.

“Ne po flasim për një lojtar që mund të mos e shohim kurrë më, ose si ai ka vetëm çdo 40 vjet”, ka thënë fillimisht Griezmann për UEFA.com.

Messi me rekord absolut, për herë të nëntë shënon mbi 50 gola brenda vitit
Lexo po ashtu Messi me rekord absolut, për herë të nëntë shënon mbi 50 gola brenda vitit

“Ne duhet të përfitojmë nga ai, qoftë ne që jemi shokët e tij të skuadrës, tifozët në tribuna apo trajnerët e tij”.

“Ajo që ai mund të bëjë me topin është e pabesueshme dhe është një gjë e bukur për ta parë duke luajtur dhe të luajë përkrah tij”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori