Naim Shala, kryetar i Këshillit Grevist të Prishtinës, ka thënë se punëtorët e administratës të Gjykatave dhe Prokurorisë së Prishtinës do ta vazhdojnë grevën edhe ditën e nesërme për shkak se nuk është aprovuar kërkesa e tyre.
Ai tha se gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka qenë e paraparë që të mbaheshin afro 100 seanca gjyqësore por si pasojë e grevës të gjitha këto seanca janë shtyrë për datë të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndërprerjen e grevës së punëtoreve të administratës.
“Në momentin që kemi ndonjë plotësim të ndonjë kërkesë ne jemi të gatshëm automatikisht me e ndërpre grevën, nuk jemi të interesuar ne me vazhdu greva por është punë që nuk varet nga ne”, tha Shala për Kallxo.com.
Kryetar i Këshillit Grevist të Prishtinës tha se këshilli grevist ka vendosur që vetëm lëndët të cilat janë të natyrës së dhunës në familje dhe për ato raste të cilat janë me paraburgim të mbahen seancat gjyqësore por ai paralajmëroi se në qoftë se nuk hasin në mirëkuptim me organet relevante do të ndërprejnë mbajtjen edhe të këtyre seancave.
“Të gjitha rastet që kanë të bëjnë me paraburgim dhe të dhunës në familje në ato do të punohet, deri në një vendim tjetër por unë nuk besoj që do të zgjatë shumë ajo sepse në qoftë se nuk hasim në mirëkuptim me organet relevante ne do të i radikalizojmë dhe do ta ndërprejmë edhe mbajtjen e seancave gjyqësore të paraburgimit dhe dhunës në familje”, tha Naim Shala Kryetar i Këshillit Grevist.
Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës kanë nisur sot një grevë të përgjithshme me kërkesën për rritjen e pagave.
Vendimi vjen pak javë pasi qeveria ka marrë një vendim për rritjen e pagave deri në 100 % për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë.
Me këtë vendim përfitojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës meqë ligji në Kosovë përcakton rrogën e një gjyqtari dhe prokurori sa të një ministri.
Për shkak të grevës së administratës, të mërkurën asnjë palë nuk është duke u lënë që të hyjë në gjykatë apo në prokurori.
Punëtorët e sigurimit kanë thënë se nuk e dinë se sa do të zgjasë greva por që momentalisht u është thënë që të mos lënë asnjë palë që të hyjë brenda për shkak së punëtoret e administratës janë në grevë.
Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.
Si pasojë e grevës së punëtoreve të administratës pati shtyre edhe të seancave gjyqësore të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Në mesin e këtyre rasteve ishte edhe rasti ndaj ish-kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre