LAJMI I FUNDIT:

“Greva e bardhë” fillon në Kroaci, gjyqtarët dhe prokurorët pezullojnë punën deri më 2 shkurt

“Greva e bardhë” fillon në Kroaci, gjyqtarët dhe prokurorët pezullojnë punën deri më 2 shkurt

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kroaci sot kanë nisur “grevën e bardhë”, e cila, siç është paralajmëruar, do të zgjasë deri më 2 shkurt, kohë gjatë së cilës do të punohet vetëm për lëndët me parashkrim.

Shoqata e Gjyqtarëve kroatë njoftoi më herët se nga sot do të fillojë një cikël të ri të masave paralajmëruese, duke deklaruar se janë në të njëjtën kohë të hapur për vazhdimin e bisedimeve me qeverinë.


Kësaj radhe atyre iu bashkuan prokurorët, të cilët nuk morën pjesë në grevën shumëjavore të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë miratimin e Ligjit për pagat dhe të drejtat materiale të zyrtarëve gjyqësorë, i cili përveç pjesës së ofruar aktualisht të të drejtave materiale, do të rregullojë plotësisht pagat dhe të drejtat e tjera materiale të zyrtarëve gjyqësorë, në përputhje me standardet e arritura në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri i Drejtësisë, Ivan Malenica, tha se gjyqtarët dhe prokurorët kanë marrë masa pasi kanë refuzuar propozimin e ministrisë dhe rritjen e të ardhurave neto për 700 euro, duke marrë përgjegjësinë për grevën dhe pasojat e saj.

Ministria hodhi poshtë edhe pretendimet e kryetarit të Gjykatës Supreme, se qeveria e vendos veten në pozitë superiore ndaj gjyqësorit dhe vepron si punëdhënëse e gjyqtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori