LAJMI I FUNDIT:

Greqia kërcënon Shqipërinë: Nëse do negociata, respekto të drejtat e pakicës greke

Greqia kërcënon Shqipërinë: Nëse do negociata, respekto të drejtat e pakicës greke

Greqia kërkon nga Shqipëria të respektojë të drejtat e pakicës greke në vendin tonë, nëse dëshiron të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias tha se Greqia nuk do të bëjë asnjë lëshim për shqiptarët.

“Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për pjesëmarrje në bllokun evropian, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke. Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e “Shqiptarët janë miq me turqit kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Shqipëria historikisht, nëse e shikoni nga një perspektive, ka bërë zgjedhjen e saj.”


Deklaratat Dendias i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore të ndërmarrë nga Instituti i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Universitetin e Athinës.