LAJMI I FUNDIT:

Greqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.7 shkallë të Rihterit

Greqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.7 shkallë të Rihterit

Greqia mbrëmë është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.7 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 26 kilometra larg qytetit Amfisë të prefekturës Fokide në Greqi, transmeton Telegrafi.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), njoftuar se tërmeti ka ndodhur në afërsi të Patrës.


Tërmeti ishte dy kilometra nën sipërfaqen e tokës. E deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Greqia është në një pozitë ku shpesh ndodhin tërmete, madje brenda ditës shpesh regjistrohen me dhjetëra por që kanë fuqi më të vogël shkatërruese. /Telegrafi/