Athina ka paralajmëruar Tiranën të tregohet “më e kujdesshme” lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Koxias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.
“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e BPV-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitencave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Koxias.
Koxias,është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së agjendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.
Kryediplomati grek ka pohuar gjithashtu se, në Shqipëri ka zëra realë që duan të imponojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por sërish, duke kujtuar forcën e Greqisë në rajon, Koxias ka theksuar se ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të zgjidhur problemet, pa praninë e palëve të treta.
Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë greke paralajmëron Shqipërinë.
“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, ka thënë Koxias.
Nikos Koxias është ndalur dhe te deklarata e komisarit Han, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë