LAJMI I FUNDIT:

“Greqia destinacioni më i preferuar”, AKB: Mbi 1 milionë euro kosovarët shpenzojnë për fundjavë atje

“Greqia destinacioni më i preferuar”, AKB: Mbi 1 milionë euro kosovarët shpenzojnë për fundjavë atje

Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve të 91-ta, thuhet në një studim të Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Sipas studimit, mbi 1 milionë euro kosovarët shpenzojnë për vikend në Greqi.


"Biletë kthyese për Selanik me 20 euro", reagon Kurtishaj: Aburditet nga agjenci fantome
Lexo po ashtu "Biletë kthyese për Selanik me 20 euro", reagon Kurtishaj: Aburditet nga agjenci fantome

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës, sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për vikend për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë euro për konsum, sigurime të makinave dhe blerë sipas një studimi të AKB-së”, thuhet në njoftimin për media.

AKB-ja më tej thekson se këtë po e bëjnë të mundur edhe organizimet e ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Sa i përket marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Athinës zyrtare, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Greqia ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe mbështetë vendimin për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës. /Telegrafi/