LAJMI I FUNDIT:

Greqi, 18 viktima nga një epidemi gripi

Greqi, 18 viktima nga një epidemi gripi

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga epidemia e gripit që ka prekur Greqinë, 12 prej të cilëve gjatë 21-27 janarit, njoftoi Qendra Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP).

Viktimat janë 14 burra dhe 4 gra të moshës nga 25-90 vjeç dhe u përkisnin grupeve që u ishte kërkuar vaksinimi i detyrueshëm.


Të paktën 14 prej tyre morën shërbimin mjekësor.

HCDCP-ja tha se vizitat te mjekët ishin rritur ndjeshëm mes 21-27 janarit, sidomos të peronave të grupmoshës 0-4 dhe 5-14 vjeç.