LAJMI I FUNDIT:

Grenell shpërndan postimin e Kurtit, ku dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Grenell shpërndan postimin e Kurtit, ku dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Ish i dërguari special i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Shtërpcë, ku dy të rinj të komunitetit serb u plagosën me armë zjarri. 

Këshilltari i Trumpit ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur me ngjarjen duke theksuar se “dhuna duhet të dënohet nga të gjithë”. 


Grenell i ka bërë retweet edhe reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilin thuhej: “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.

Grenell ka shpërndarë edhe postimin e artistit dhe gazetarit nga Kosova, Gani Jakupi, i cili kishte ‘kapur’ detajin në fjalë.

Ai ka thënë se, në një kohë kur mediat në Kosovë nxitojnë të dënojnë rastin e plagosjes së dy të rinjve, Grenell ka ripshpërndarë reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se veprimi i Grenell duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë me kujdes.

Jakupi ka shtuar se Grenell e ka “rrëzuar” qeverinë e Kurtit, por megjithatë ka vepruar me maturi në këtë rast.

“Përderisa personalitetet tona mediatike nxtojnë të gjykojnë pa ditur detajet, Richard Grenell ka ripostuar reagimin e kryeministrit të Kosovës. Për ata që mund ta kenë harruar, ai rrëzoi Kurtin në vitin 2022 dhe sërish e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë”, ka thënë Jakupi.

Ndryshe, ndaj incidentit të së premtes në Shtërpcë, ku janë plagosur dy të rinj, përveç kryeminsitrit Kurti, ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar dhe udhëheqës partishë politike në vend. Kanë reaguar edhe ambasadorë të misioneve diplomatike në Kosovë dhe BE-ja. Në të gjitha këto reagime është dënuar rasti dhe është kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndriçohen rrethanat që sollën deri te incidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori