LAJMI I FUNDIT:

Grenell në Beograd: Fushata për tërheqjen e njohjeve të ndalet, taksa duhet të hiqet

Grenell në Beograd: Fushata për tërheqjen e njohjeve të ndalet, taksa duhet të hiqet

“Fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet – taksa duhet të hiqet”.

Ky ka qenë mesazhi kryesor që ka dhënë i Dërguari Special i presidentit të SHBA-së për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb, Grenell ka thënë se të njëjtin mesazh e ka përcjellë edhe në takimet që ka pasur me të gjithë liderët dhe komunitetin e biznesit në Prishtinë.

Ai gjithashtu theksoi se gjithçka që dëshironte ishte që t’i afronte të dy palët dhe të përqendrohej në të ardhmen, ekonominë, si dhe tejkalimin e konflikteve.

Ndërsa duke folur për afatet e mundshme të arritjes së një marrëveshje, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë: “Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër…”, tha Grenell.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se Serbia ka pësuar humbje prej 435 milionë eurosh gjatë një viti për shkak të taksës së vendosur nga autoritetet e Kosovës.

Vuçiq tha në konferencën për shtyp se i është “shumë mirënjohës Grenellit për kuptimin e nevojave të Serbisë dhe qytetarëve të saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori