LAJMI I FUNDIT:

Grekët ndihen të indinjuar: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin

Grekët ndihen të indinjuar: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin

Në një shkrim për CNN-in grek, ambasadori i nderit, Aleksandros Mallias, shkruan se Shqipëria e ka pre në besë Greqinë, pasi kjo e fundit e mbështeti për statusin kandidat për në BE në vitin 2014.

Ai shkruan në një artikull të tijin, se në Athinë shumë ishin optimistë pas fitores së Edi Ramës në zgjedhjet e 2013, por që tani çdo gjë ka ndryshuar.


“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipëri fitoi partia e Ramës”, shkruan ai.

Mallias thotë se Athina ka jetuar gjithë këto kohë me iluzione dhe se nuk e ka parë në sy realitetin shqiptar.

“Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën. Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara”, raporton Panorama.

“Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan Mallias, duke iu referuar fjalimeve të fundit të kryeministrit Rama.