LAJMI I FUNDIT:

Green Business Expo, panairi i parë në Kosovë i cili do të jetë tërësisht virtual

Green Business Expo, panairi i parë në Kosovë i cili do të jetë tërësisht virtual

Edicioni i 5-të i Green Business Expo do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi, pjesëmarrës do të jenë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: ndërtimi dhe eco-enterieri, efiçienca e energjisë, energjia e ripërtëritshme dhe riciklimi.

Ky panair për pesë vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit të këtyre bizneseve, institucioneve qeveritare, donatorëve dhe të gjithë akterët relevant.

Disa nga kompanitë pjesëmarrëse janë:

Një njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës thuhet se ju mund të rezervoni shtandin e juaj në: businessexpo.greenkosovo.com

Dhe posa të pranohet forma e plotësuar, ju do të kontaktoheni për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Green Business Expo, edicioni i 5të virtual.
Në fund bëhet e ditur se organizimi i këtij edicioni bëhet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. /Telegrafi/