LAJMI I FUNDIT:

​“Gratë, të mbulohen”, kryeministri “qejfli” i Pakistanit fajëson femrat për shtimin e përdhunimeve

​“Gratë, të mbulohen”, kryeministri “qejfli” i Pakistanit fajëson femrat për shtimin e përdhunimeve

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

Kryeministri 68-vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oksfordit, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin nga meshkujt.


Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë shifrave të përdhunimeve në vend është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive.

Një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “jo korrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet.

Shumica e Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

Gjatë intervistës direkte në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

Ai njihej që shoqërohej me modele të famshme në kohën e tij si Stephanie Beacham, Goldie Hawn, Kristiane Backer, Susannah Constantine apo Marie Helvin – madje njihej dhe si mik i Princeshë Diana.

Sportisti i kriketit i kthyer në politikan, tha gjithashtu se njohja me femrat ishte një nga ‘kënaqësitë më dekadente të jetës, që ai vetë kishte shijuar më parë.

Në vitin 1995, ai është martuar me britaniken aristokrate hebrenj Jemima Goldsmith me të cilën lindën dy djem para ndarjes në 2004, kjo erdhi prej refuzimit në Pakistan të origjinës hebrenj të gruas.

Martesa e dytë e Khan ishte me gazetarin e BBC, Reham Khan dhe zgjati vetëm nëntë muaj në vitin 2015. Ai është martuar me gruan e tij aktuale, Bushra Wattoo, në një ceremoni konservatore në vitin 2018, dhe ka thënë se nuk e njihte fytyrën e saj deri pas martesës.

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori