LAJMI I FUNDIT:

Gratë të gatshme që të fuqizojnë bizneset e tyre përmes medieve sociale

Gratë të gatshme që të fuqizojnë bizneset e tyre përmes medieve sociale

Sot po mbahet seminari profesional “Mediet Sociale për Gratë në Biznes” organizuar nga Business Consultants Council (BCC) me mbështetje nga Frankfurt School of Management and Finance, BERZH dhe TEB.

Valon Canhasi nga agjencia Hallakate, ka ligjëruar sot mbi menaxhimin e medieve kryesore sociale, përmbajtjen e tyre, kontekstin e përdorimit dhe prezencën online.


Ai ka dhënë edhe këshilla të tipit “tips and tricks” për platformat kryesore si Facebook, Instagram, Snapchat, Twtter, etj.

Ligjërimi është fokusuar në “storytelling” duke përfshirë shembuj të ndryshëm të suksesshëm dhe jo të suksesshëm për krijimin e një prezencës online.

Rreth 40 gra që përfaqësojnë biznese të ndryshme kanë përfituar nga disa prej strategjive dhe “know-hows”, që të ndihmojnë bizneset e tyre të krijojnë prezencë online.

Pjesa e dytë përfshin ligjërimin nga përfaqësuesi i Frankfurt School of Managementand Finance, Ahmet Gonullu, i cili do të shpjegojë për krijimin e klientelës online për gratë në biznes. /Telegrafi/