Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 kanë pesë herë rrezik më të madh për t’u shtruar në spital, sipas një studimi

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve publikoi këtë javë një raport në të cilin thotë se gratë shtatzëna që janë të infektuara me coronavirus, kanë pesë herë më shumë gjasa të shtrohen në spital.
Edhe pse një udhëzim i më hershëm thoshte se nuk gjeti ndonjë ndryshim në rrezik midis grave shtatzëna dhe jo-shtatzëna, hulumtimi i fundit thotë ndryshe dhe gratë shtatzëna me COVID-19 janë në rrezik më të madh të shtrimit në spital.
Studimi u krye në mijëra gra amerikane në mes të janarit 2020 dhe qershorit 2020 dhe zbuloi se gratë shtatzëna gjithashtu kanë një rrezik të rritur për pranimin e ndihmës intensive, duke kërkuar ventilim mekanik.
CDC mori raporte për 326.335 gra midis moshës 15 deri në 44 vjeç që u testuan pozitive me coronavirus nga 22 janari deri në 7 qershor. Të dhënat për statusin e shtatzënisë ishin në dispozicion për 91.412 të grave që u testuan pozitive, dhe 8.207 prej tyre ishin shtatzënë.
Sipas raporteve të studimit, gratë shtatzëna kanë 5.4 herë më shumë të ngjarë të shtrohen në spital kur krahasohen me gratë jo shtatzëna dhe 1.5 herë më shumë të ngjarë të pranohen në kujdesin intensiv. Për më tepër, ato kanë 1.7 herë më shumë të ngjarë të marrin ventilim mekanik në këto rrethana.
Gratë shtatzëna raportuan më pak simptoma të dhimbjes së kokës, dhimbjeve muskulore, ethe, të dridhura dhe diarre kur u krahasuan me gratë simptomatike jo shtatzëna, por kishin simptoma të ngjashme të kollës dhe frymëmarrjes me vështirësi.
Sidoqoftë, rreziku i fatalitetit nuk shfaqej më i madh për gratë shtatzëna dhe ishte 0.2 për qind për të dy grupet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës