Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) gjatë një konference për media ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66 mijë eurosh.
Këto grante janë mundësua nga Zyra e Bashkimit Evropian , Agjencia Austriake për Zhvillim dhe përfituese janë gjithsej 18 organizata.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova tha se përmes kësaj iniciative po kontribuohet në zbatimin e strategjisë aktuale të RRGK-së për vitet 2019/2022, e cila synim ka fuqizimin e gruas.
Sipas saj, raundi i 13-të i graniti i ka përfshirë edhe projektet e grave që jetojnë në veri të Kosovës.
Rugova bëri të ditur që së shpejti do të fillojë edhe ruadi i 14 i graniti i cili synim do ketë fuqizimin e vajzave.
“Qëllimi kryesor i fondit është që të impelemtojmë bashkë strategjinë e Rrjetit të Grave të Kosovës, dhe ju tashmë e dini se e kemi strategjinë e re 2019-2022 dhe kemi akoma jashtëzakonisht punë për të bërë dhe me këtë motivacion me këtë zotim që ju e keni dhënë para vetës dhe ju po zbatoni..Unë jam e sigurt që me strategjinë do e implementojmë mbi 98 përqind, unë jam e sigurt se përsëri do kemi sukses së bashku. Ky është raundi i 13 komisionit i fondit të grave të Kosovës i ka përzgjedhur 18 organizate 2 janë në partneritete”, tha ajo.
Kurse, koordinatorja ekzekutive pranë Zyrës së Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Annnette Fath Lihic tha se Bashkimi Evropian është krenar që po përkrah gratë kosovare përmes këtyre granteve, derisa theksoi se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë tutje.
Ajo tha se legjislacioni i Kosovës për barazi gjinore është i mirë por që mbetet sfidë implementimi i tij si në nivelin lokal, ashtu edhe qendror.
Lihic ka këshilluar qeverinë e re që agjendën gjinore ta ketë prioritet.
“Është përgjegjësi e të gjithë liderëve që ju keni zgjedhur t’i ruajnë të drejtat e qytetarëve, e grave dhe burrave dhe tani jemi në një fazë ku të gjithë jemi duke pritur rezultatet lidhur me qeverinë e re, por kjo është diçka që u përket juve dhe të gjithë liderëve tuaj që të kenë çështjen e agjendës gjinore si një nga prioritetet tuaja” ,u shpreh ajo, raporton kp.
Ndërsa, udhëheqësi i administratës dhe këshilluesi i sektorit privat në Agjencinë Austriake për Zhvillim, Arsim Aziri tha se i kushtojnë shumë kujdes dhe rëndësi barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo aktivitet dhe projekt.
“Raudi i 13-të deri më tani dhe ne jemi më së të kënaqur që ky po vazhdon dhe do vazhdojmë edhe tutje por ne si ADA nuk e kemi vetëm këtë e përkrahim Rrjetin edhe në të gjitha aktivitetet tjera në aktivitete për fuqizim të gruas dhe vajzave për interesat e tyre, për involvimin në politikë, fuqizimin në politikë, barazinë gjinore. Mandej si organizatë të juaja edhe Agjencioni Austriak për Zhvillim në të gjitha projektet shohim dhe i kushtojmë shumë kujdes dhe rëndësi barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo aktivitet dhe projekt”, u shpreh ai.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka ndarë 16 grante për 18 organizata të saj anëtare dy prej të cilave janë partnere.
Disa nga organizatat përfituese të grantit të 13 është Femrat Aktive të Gjakovës, NVO “Svfet e Andjela”, Doën Sindrom Kosova, Kosovo Advocacy Group, Lulishtja, Udruzenje Poslovnih Zena WBA, Hareja, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania