LAJMI I FUNDIT:

Gratë në Arabi Saudite lejohen për herë të parë të udhëtojnë pa leje

Gratë në Arabi Saudite lejohen për herë të parë të udhëtojnë pa leje

Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të bazuar në një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin.


Zyrtari theksoi se ata që kanë pyetje në lidhje me rregulloret e reja duhet të drejtohen tek autoritetet përkatëse.

Sipas dekretit të publikuar në gazetën zyrtare në Arabinë Saudite më 2 gusht, ishte paraqitur që “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”.

Para rregullores në fjalë gratë (pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë) dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit.

Gjithashtu me të njëjtën rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit, si dhe për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera, si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori