LAJMI I FUNDIT:

Gratë janë më të lumtura kur plaken dhe u vdes partneri

Gratë janë më të lumtura kur plaken dhe u vdes partneri

Meshkujt në përgjithësi janë më të lumtur sesa gratë – por kjo ndodh vetëm derisa gratë t’i mbushin 85 vjet.

Sipas psikiatërve, kjo mund të jetë për shkak se shumica e grave, në moshën 85 vjeçare janë të veja, transmeton Telegrafi.


Anketimi me 8.000 britanikë gjithashtu ka zbuluar se gratë janë më të prira sesa meshkujt të raportojnë për probleme shëndetësore gjatë jetës së tyre.

Kjo mospërputhje ka qenë më e përhapur sa i përket shëndetit mendor, ku 28 për qind e grave të moshës 16-24 vjet kanë raportuar për probleme të shëndetit mendor, krahasuar me vetëm 16 për qind të meshkujve.

Por kjo shifër është 18 për qind, kur dy gjinitë janë mes moshave 25 dhe 34 vjet.

Në kohën kur gratë arrijnë moshën e mesme, lumturia e tyre prapë luhatet, sepse 24 për qind të tyre klasifikohen si të sëmura mendore mes moshës 45 dhe 54 vjet.

Anketimi në fjalë i ka pasur 12 pyetje, të cilat janë krijuar me qëllim që ta vlerësojnë nivelin e vetëbesimit të anketuesit, nivelin e shqetësimit dhe problemet me gjumë.

Pra, statistikisht, gratë janë më të prira të zhvillojnë depresion. /Telegrafi/