Menaxhimi i sektorit të bujqësisë, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit ka mangësi të theksuara që rrezikojnë efektivitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Edhe pse janë hartuar strategji dhe programe dhe për çdo vit ndahen rreth 48 milionë euro nga buxheti i vendit për të mbështetur këtë sektor, nuk janë arritur rezultatet e synuara.
Raporti i auditimit të perfomancës “Menaxhimi i procesit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, tregon se ka mangësi në mënyrën e menaxhimit të dhënies së granteve dhe subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Mënyra se si monitorohen rezultatet e arritura nga financimet publike ka rezultuar me mangësi dhe nuk dëshmon që forma aktuale e mbështetjes financiare për fermerët dhe agrobizneset është adekuate. Auditimi ka nxjerr në pah se ka projekte të investuara që nuk janë aktive e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mos zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përveç programeve të rregullta, ka miratuar edhe dy programe të veçanta të mbështetjes financiare në vlerë 8 milionë euro, pa analizë paraprake dhe duke tejkaluar kështu kufijtë buxhetor të aprovuar.
“Kjo mënyrë e miratimit të programeve nuk siguron rezultate të qëndrueshme dhe mënyra e dhënies nuk siguron shfrytëzimin efektiv të fondeve publike”, thuhet në Raportin e Auditorit për MBPZHR-në.
Dështimi në themelimin e strukturave sipas rregullave për Asistencë në Para-Anëtarësim për Zhvillim Rural (IPARD), ka bërë që Kosova, për dallim nga vendet e rajonit të mos përfitoj fonde nga Bashkimi Evropian për sektorin e bujqësisë. Si rrjedhojë, programet mbështeten nga buxheti kombëtar dhe mjetet e huazuara nga donatorët dhe organizatat financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, etj.
Mungesa e komunikimit në mes të MBPZHR dhe komunave për mbështetjen e sektorit të bujqësisë ka mundësuar që aplikuesit e njëjtë të përfitojnë nga të dy nivelet, sikurse në rastin e komunës së Prishtinës.
Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se “Mbështetja financiare nga buxheti kombëtar për të zhvilluar sektorin e bujqësisë përmes qasjes së qëlluar strategjike dhe zbatimit të tyre ka një rëndësi të madhe dhe ka ndikim të gjerë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit. Mënyra aktuale e menaxhimit të këtij procesi nga institucionet përkatëse nuk ka dhënë rezultate. Në mungesë të menaxhimit të duhur, synimi për përmirësimin e sektorit të bujqësisë nuk është arritur. Prandaj, Qeveria dhe institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime konkrete të strukturuara që të sigurohen se përdorimi i fondeve publike për zhvillimin e bujqësisë është adekuat dhe i orientuar në rezultate, në të kundërtën përdorimi i fondeve është i paarsyetuar”, tha Osmani.
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e saj, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se autoritetet përgjegjëse, në radhë të parë Zyra e Kryeministrit dhe MBPZHR të sigurojnë një menaxhim të duhur për të siguruar që fondet publike për sektorin e bujqësisë të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike dhe rritje të punësimit. Po ashtu, MBPZHR dhe komunat duhet të vendosin një koordinim efektiv për t’u siguruar që të mos ketë përfitime të dyfishta për të njëjtën kulturë bujqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën