LAJMI I FUNDIT:

“Graniti ka qenë zemra e ekipit prej vitesh” – Lichtsteiner me fjalë të mëdha për kapitenin e Zvicrës

“Graniti ka qenë zemra e ekipit prej vitesh” – Lichtsteiner me fjalë të mëdha për kapitenin e Zvicrës

Ish mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, padyshim e njeh mirë Përfaqësuesen e Zvicrës, pasi ka luajtur dhe ka qenë kapiten për shumë vite.

Lichtsteiner ka lëvdata për kapitenin aktual të helvetikëve, shqiptarin Granit Xhaka, duke e cilësuar si zemra e Zvicrës.

“Ai ka vite që paraqitet në një nivel shumë të lartë. Tani fitoi edhe titullin. Momente të tilla janë kurorëzimi i një karriere. Kjo do t’i jap atij besim të jashtëzakonshëm. Kushdo që fitoj tituj është në histori”.


“Graniti ka qenë zemra e ekipit prej vitesh. Por nuk është vetëm Graniti, duhet të përmirësoheni si ekip dhe të punoni së bashku. Futbolli është sport ekipor”, deklaroi Lichtsteiner.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Arsenalit, Augsburgut, Lazios, Lillet dhe Grasshopperit ka luajtur me Zvicrën plot 108 ndeshje.

Lichtsteiner ka fituar tetë tituj dhe pesë kupa si lojtar me fanellën e Juventusit, pothuajse të gjitha. /Telegrafi/