Granit Xhaka, ‘motori’ i Ligës Premier – shqiptari është lojtari që ka vrapuar më shumë deri tani
Mesfushori shqiptar i Sunderland, Granit Xhaka po përjeton një fillim sezoni magjik me “Macet e Zeza” në Ligën Premier.
Xhaka ka befasuar të gjithë kur vendosi gjatë verës të transferohet nga Bayer Leverkuseni te Sunderland, por zgjedhja e tij ka rezultuar të jetë e suksesshme.
Sunderland ka qenë befasia më e madhe deri tani këtë edicion pasi në nëntë ndeshje ka mbledhur plot 17 pikë, duke zënë pozitën e katërt.

Njëri nga më meritorët për këtë nisje të përkryer të edicionit padyshim se është shqiptar Xhaka, i cili si kapiten po udhëheq ekipin, teksa ka bërë edhe tri asistime.
Megjithatë, kjo nuk është arritje e vetme e Xhakës, pasi 33-vjeçari është futbollisti që ka vrapuar më së shumti kilometra në kampionat në nëntë xhirot e para.
🔴⚪️ @SunderlandAFC's engine room 🏃
The Black Cats are fourth in the table, and their central midfielders are the only pair to have run 100km this season! pic.twitter.com/DrtSem4SkG
— Premier League (@premierleague) October 28, 2025
Sipas një postimi nga faqja zyrtare e Ligës Premier, Xhaka ka vrapuar plotë 100.8 kilometra në nëntë ndeshje, duke pasur një mesatare mbi 11 kilometra për ndeshje.
Pas Xhakës në renditje është bashkëlojtari i tij, Noah Sadiki, me 100.1km, ndërsa pas tyre vijnë Elliot Anderson (Nottinggham) me 99.9km, Daniel Munoz (Crystal Palace) me 99.2km dhe Sander Berge (Fulham) me 98.5km kompleton pesëshen. /Telegrafi/






























