LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka modest, del me familjen në “kafet e vogla” të Prishtinës (Foto)

Granit Xhaka modest, del me familjen në “kafet e vogla” të Prishtinës (Foto)

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka nënshkruar kontratë multimilionëshë se fundmi me top klubin anglez, Arsenal, nuk po sheh arsye të ndërrojë stiline jetës.

Xhaka, i cili njihet për modestinë e tij sidomos kur vjen në pushime në Prishtinë, ka vazhduar traditën.


Një ditë pasi u stërvit me FC Prishtinën në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, Graniti u pa në mes të kryeqytetit me të dashurën, motrën Agnesën dhe nënën e tij, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë: Granit Xhaka stërvit me Prishtinën (Foto)

Xhaka duket se është i lumtur që gjendet në Prishtinë në mesin e bashkëkombasve dhe natyrisht se gëzimin ai nuk po mund ta fshehë.

Graniti ka preferuar një nga lokalet në rrugën ku frekuentojnë shumë qytetarë e ashtuquajtur “te kafet e vogla”, ku ai u tregua krejt modest duke bërë një foto teksa qytetarë tjerë shihen normalisht nëpër tavolina.

Milionat po, famën po, por stilin e jetës me e ndryshu asnjëherë – jo! /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BH2MijyjRuf/