LAJMI I FUNDIT:

Grand Cherokee që lansohet së shpejti do të ketë 707 kuajfuqi (Foto)

Grand Cherokee që lansohet së shpejti do të ketë 707 kuajfuqi (Foto)

Brenda disa javëve do të zhvillohet New York Auto Show, ku do të lansohet modeli më i ri nga Jeep.

Megjithëse deri më tani dihet se ky Grand Cherokee do të jetë një SUV, tashmë është njoftuar se do të ketë 707 kuajfuqi.


Në këtë formë, makina që ka konstrukt të përshtatshëm edhe për terrene të vështira, mund të lëvizë pa problem edhe me shpejtësi të lartë.

Nga qëndrimi në vend deri në lëvizjen me 100 kilometra në orë e arrin për 4.8-sekonda, ndërsa nuk bëhet e ditur shpejtësia maksimale e tij.

Ndër të tjera, është thënë se ky model do të ketë edhe çmim të lartë, që është rreth 100 mijë euro. /Telegrafi/